Një grua dërgohet për trajtim në QKUK, më pas ndërron jetë, policia nis hetimet
Një grua ka ndërruar jetë në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24-orësh, viktima është dërguar fillimisht për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas ka humbur jetën.
Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

