“Përpa” s’e ndal dorën, emëron drejtorin e radhës
Pëllumb Bajçinovci është emëruar drejtor në pozitën e Drejtorit të Mobilitetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, sipas Ramës, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura.

