75 Mall Live Search
19:50 / E Martë, 05 Maj 2026 / Gj Sh

Enrique: Do të kërkojmë fitoren ndaj Bayernit

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League, ndaj Bayern Munich.

Parisienët po kërkojnë të mbrojnë titullin, derisa e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale, me rezultat 5-4, shkruan IndeksOnline.

Luis Enrrique gjatë konferencës për media, tha se do të synojnë fitoren edhe në ”Allianz Stadium”.

”Mund të ketë situata të ndryshme nesër. Skuadra qëështë pas në rezultat ka nevojë të ndryshojë ndeshjen dhe të kërkojë të fitojë. Si skuadrë duhet të kemi të njëjtin objektiv si në të gjitha ndeshjet e tjera në transfertë. E përsëris, ky është mentaliteti ynë, duam të fitojmë. Nesër nuk kemi nevojë të mbrojmë asnjë rezultat sepse do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen. Është një sfidë. Por jemi të kënaqur me rendimentin tonë në ndeshjet jashtë fushës sonë në këtë sezon.

Gjithnjë them të njëjtën gjë. Do të tentojmë të fitojmë ndeshjen. E arrijmë apo jo, do të varet nga shumë rrethana gjatë sfidës. Nuk do të ketë asnjë lojtar apo tifoz që do të rreshtë së luajturi apo së kënduari. Vijmë në këtë moment sepse kemi bërë një punë shumë të mirë. Është momenti për të bërë diçka më shumë për të arritur në finale. Duhet t’i jemi besnik faktit qe jemi një ekip

Ajo që tregojnë të dyja skuadrat, është menaxhimi i momenteve të vështira. Ndeshja nisi me golin e Harry Kane dhe më pas shënuam. Pastaj ata barazuan dhe e gjithë bota ishte e shqetësuar pas rezultatit 5-4. Përse ky shqetësim? Treguam mentalitetin që kemi të dyja skuadrat. Duhen shfrytëzuar këto lloj ndeshjesh. Mund të përmirësojmë rendimentin tonë.”, deklaroi Luis Enrique./IndeksOnline/