Rubio: Faza offensive “Epic Fury” në luftën ndaj Iranit ka mbaruar
Ndërsa po u drejtohej gazetarëve pak më parë, Marco Rubio konfirmoi se ka mbaruar “Operacioni Epik Fury” – emri i dhënë ofensivës fillestare SHBA-Izrael kundër Iranit.
“Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni”, u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka “mbaruar”.
Tani, thotë Rubio, presidenti do të preferonte të arrinte një marrëveshje me Iranin, duke përfshirë një memorandum mirëkuptimi se si Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet plotësisht, ka raportuar BBC.
“Kjo është rruga që ai preferon. Deri më tani kjo nuk është rruga që Irani ka zgjedhur”, shton Rubio.
Pas rreth 50 minutash në podium, sekretari i shtetit i SHBA-së e mbyll konferencën e tij për median.

