75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / b l

A do të hyjë VV-ja në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se është ende herët për të diskutuar rreth mundësive të koalicioneve parazgjedhore, duke theksuar se vendimmarrja i takon organeve zyrtare të partisë.

Dugolli u shpreh se çështje të tilla nuk mund të trajtohen në nivel individual, por vetëm përmes strukturave të brendshme të partisë, konkretisht kryesisë.

“Nuk e di, është herët për të diskutuar rreth kësaj çështje, janë organet e partisë, kryesia që vendos për këtë. Po natyrisht që do të ketë mbledhje të kryesisë këto dy ditë”, ka deklaruar Dugolli për FrontOnline-n.