75 Mall Live Search
14:41 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / P M

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij

U.D presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka kujtuar Heroin Luan Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar rolin e tij në luftën çlirimtare të Kosovës.

“Sot kujtojmë Heroin Luan Haradinaj, në 29-vjetorin e rënies së tij.

Luani ishte një nga luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga njerëzit që hapën rrugën e mbështetjes logjistike nga Shqipëria. Më 6 maj 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar, Luani ra duke u kthyer në Kosovë.

Aty u ndërpre jeta e tij, por jo rruga që kishte nisur. Pas tij, ajo u bë rrugë e shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së që nuk pranuan ta shihnin Kosovën të nënshtruar.Ka kuptim të veçantë që Luani ra më 6 maj, në ditën kur shqiptarët shënojnë lindjen e Gjergj Kastriotit.

Në këtë datë takohen dy kohë të së njëjtës histori, koha e prijësit që i dha drejtim qëndresës shqiptare dhe koha e luftëtarëve që ia sollën Kosovës lirinë.Lavdi Heroit Luan Haradinaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.”, ka shkruar Haxhiu.