75 Mall Live Search
08:13 / E Enjte, 07 Maj 2026 / MSH1

Shqipëri: Një 60-vjeçar gjendet i vdekur në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë te disa të afërm në fshatin Vishocicë, ku kishte qëndruar deri vonë në një lokal të zonës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, në momentin kur po kthehej, 60-vjeçari dyshohet se ka kaluar mbi një urë dhe ka rënë aksidentalisht në lumë.

Sipas dëshmive të personave që kanë qenë me të në lokal, ai ndodhej në gjendje të dehur, shkruan abcnews.

Nga këqyrja paraprake e vendngjarjes, policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.