Arrestohet një person te “Rruga B”, iu gjet drogë dhe sulmoi zyrtarin policor
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një person pasi i është gjetur një sasi e substancës narkotikeve.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë arrestimit, i dyshuari ka penguar dhe sulmuar një zyrtar policor.
I dyshuari dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit ai dërgohet në mbajtje.
“’Rruga B’, Prishtinë / 06.05.2026 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka penguar dhe sulmuar një zyrtar policor. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit ai dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

