Rrahje në Podujevë/ Konfiskohen dy të ashtuquajtur boksa hekuri, një person ndalohet nga policia
Një incident me lëndime trupore është raportuar të martën në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve të përfshira, transmeton IndeksOnline.
Policia bën të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.
Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar të dyja palët, të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë intervenimit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy “boksa” hekuri në cilësi të provave materiale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”./IndeksOnline/

