75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 07 Maj 2026 / KV

Përdoret arma e zjarrit pas një mosmarrëveshjeje në Ferizaj, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:15.

Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur një gëzhojë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./IndeksOnline/