75 Mall Live Search
13:15 / E Enjte, 07 Maj 2026 / F.R

Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes, akuzohen për korrupsion

Ish-ministrat e Mbrojtjes së Kinës, Wei Fenghe dhe Li Shangfu, janë dënuar me vdekje për akuza korrupsioni, raportojnë mediat shtetërore kineze, sipas Reutersit.

Sipas vendimit, dënimi me vdekje mund të shndërrohet në burgim të përjetshëm nëse gjatë periudhës së pezullimit nuk kryhen shkelje të tjera.

Të dy zyrtarët ishin përjashtuar nga Partia Komuniste në vitin 2024, pasi u akuzuan për “shkelje të rënda të disiplinës”, një formulim që në Kinë përdoret shpesh për raste korrupsioni.

Rasti i tyre shihet si një nga goditjet më të mëdha ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë në vitet e fundit.