75 Mall Live Search
20:12 / E Enjte, 07 Maj 2026 / B XH

Vjosa Osmani prezanton Arjeta Musliu: Nga dhimbja në zërin e shpresës në Kuvend

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi ka bërë ë ditur se aktivistja Arjeta Musliu do të jetë në listën për deputet në zgjedhje e 7 Qershorit.

Përmes një postimi, Osmani gjatë prezantimit të Musliut, ka shkruar se historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja.

Osmani kujtoi se në vitin 2021 e kishte dekoruar Musliun me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”, ndërsa shtoi se mbështetja për të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ajo do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Osmani. /IndeksOnline/