75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 07 Maj 2026 / Gj Sh

E pabesueshme, nga tetë skuadra që prekën finalet evropiane, gjashtë trajnerë janë spanjollë

Ky sezon futbollsitik do të mbahet mend gjatë, për një fakt tejet interesant.

Nga tetë skuadrat finaliste të garave evropiane, gjashtë trajnerë janë spanjollë, shkruan IndeksOnline.

Luis Enrique si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Unai Emery me Aston Villën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rayo Vallecanon, synon trofeun e Conference League.

Ndërsa në finalen e femrave të Champions League, Pere Romeu është trajner i Barcelonës, ku për kundërshtar do ta ketë Jonatan Giraldez, me skuadrën e Lyonit./IndeksOnline/