75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 08 Maj 2026 / S Z

Arrestohet një grua në Pejë për dhunë në familje, një person tjetër në kërkim

Një grua nga Peja është arrestuar, e dyshuar për dhunë në familje. Sipas policisë gruaja e arrestuar së bashku me një burrë, i cili ende ndodhet në kërkim policor, i kanë shkaktuar dhunë fizike dhe psikike dhe viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Dhunë në familje. Pejë  07.05.2026 – NN. Është raportuar se dy të dyshuarit kosovarë (një femër dhe një mashkull) i kishin shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.