75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 08 Maj 2026 / L A

Bournemouthi suspendon yllin e saj, arsyeja do t’ju befasojë

Bournemouth ka vendosur të suspendojë mbrojtësin spanjoll, Alex Jimenez.

Arsyeja vjen pasi që spanjollit, i janë gjetur bisedat me një vajzë 15-vjeçare, të cilat janë bërë publike në të gjitha rrjetet sociale.

Në këto biseda, ai thotë se dëshiron të takohet me të dhe bën deklarata të tilla si: ” Nuk kam qenë kurrë me një vajzë 15-vjeçare”. 

Për këtë klubi anglez, vendosi të mos e grumbullojë atë për ndeshjen ndaj Fulhamit teksa rasti ende po hetohet./IndeksOnline/