75 Mall Live Search
23:39 / E Premte, 08 Maj 2026 / F.R

Pronarit i bëhet “zullum” në Lipjan, i digjen 28 pëllumba në kafaz

Një incident ka ndodhur sot në fshatin Medvec në komunën e Lipjanit.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një kafaz me pëlluma është përfshirë nga zjarri.

Një banorë i këtij fshati ka bërë të ditur për redaksinë, se janë djegur rreth 28 pëllumba.

I njëjtit ka bërë të ditur se për këtë rast është në dijeni edhe Policia e Kosovës.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/