75 Mall Live Search
09:22 / E Shtunë, 09 Maj 2026 / MSH1

Policia arreston tre persona në Viti, gjeti marihuanë në xhepat e tyre

Tre persona janë arrestuar në Viti, pasi policia gjeti dhe konfiskoi substanca narkotike te ta.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth mes 20:00-20:10, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, tek i dyshuari i parë u gjeten 5.92 gramë marihuanë.

 Tek i dyshuari i dytë policia gjeti rreth 1.91 gramë marihuanë, sakaq tek i treti 0.67 gramë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.

Rastet janë iniciuar veç e veç si “Posedim i narkotikëve”./IndeksOnline/