Zbritja e çmimit, fermerët e Drenasit protestojnë duke derdhur qumështin në kanal
Fermerët nga Drenica po protestojnë duke e derdhur qumështin në kanal, pasi qumështoret ua kanë zbritur çmimin nga 48 centë në vetëm 27-30 centë për litër.
Sipas DrenicaOnline, fermerët do të vazhdojnë ta derdhin qumështin derisa qumështoret ta rikthejnë çmimin e mëparshëm dhe të plotësohen kërkesat e tyre.

