Kërkohet ndihmë për 30-vjeçaren, po përballet me sëmundje të rëndë
Pranvera, 30 vjeçe, po përballet me një sëmundje shumë të rëndë, Acute Myeloid Leukemia, (AML) dhe ka kaluar muaj të tërë në kimioterapi intensive.
Pavarësisht forcës dhe qëndresës së saj, mjekët kanë konfirmuar se kimioterapia nuk është e mjaftueshme.
Ajo ka nevojë urgjente për një transplant të palcës së kockës për të pasur një shans për jetën.

