Shumë polemika, ky ishte momenti kur West Hamit iu anulua goli ndaj Arsenalit
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj West Hamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.
Në minutat e fundit, skuadra vendase shënoi golin e barazimit, por u anulua nga sistemi VAR, shkruan Indeksonline
VAR-i e anuloi për faull në portierin, David Raya.
Ishte pikërisht Raya që shpëtoi skuadrën e tij nga një gol i pësuar pak minuta para se Arsenali të shënonte gol./Indeksonline/

