Plagosje me armë zjarri në Kamenicë, arrestohen tre persona
Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Kamenicë, ndërsa policia ka arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 23:10.
Viktima, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërkaq, i dyshuari i tretë, që dyshohet për “Moslajmërim të veprës penale apo kryesve të saj”, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po vazhdon të hetohet. /IndeksOnline/

