Stresi paralajmëron projektin e ri “BaBa”, ja kur publikohet
Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka ndezur kureshtjen e fansave me një postim të fundit në InstaStory, ku ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “BaBa”.
Ai publikoi një pjesë të shkurtër nga videoklipi, duke zbuluar se kënga do të lançohet të premten në ora 19:00, shkruan Indeksonline.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët po presin rikthimin e tij me projektin më të ri.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kësaj radhe artisti, ndërsa “BaBa” pritet të publikohet në platformat muzikore dhe rrjetet sociale./Indeksonline/


