Vendim i çuditshëm! Pensionohet ylli i Arsenalit
Christian Norgaard është pensionuar nga Kombëtarja e Danimarkës.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
“Kam vendosur të tërhiqem nga kombëtarja. Nga njëra anë, ka qenë një vendim i vështirë, sepse pothuajse nuk ka asgjë që e dua më shumë sesa të bashkohem me shokët e skuadrës dhe stafin në Marienlyst. Dhe pothuajse nuk ka asgjë që e dua më shumë sesa të luaj me fanellën kuqezi përpara një “Parken” të mbushur plot dhe me atmosferë elektrizuese.
“Në të njëjtën kohë, kam ndier shumë besim nga Brian Riemer dhe një moment personal shumë i veçantë për mua ishte fitorja ndaj Portugalisë në vitin 2025, pikërisht në një nga ato netët magjike në “Parken” — aty mora rolin e liderit në mesfushë, një rol që më pëlqen shumë ta luaj.
“Nga ana tjetër, ka qenë edhe një vendim i lehtë, sepse dua të kaloj më shumë kohë me familjen time. Gjithashtu, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, më duket momenti i duhur për t’u hapur rrugë talenteve të rinj dhe të guximshëm, me të cilët Danimarka vazhdon të jetë e pasur”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale
Kujtojmë që Norgaard është futbollist i Arsenalit deri në vitin 2027./Indeksonline/

