Trimror Selimi po kalon një supersezon në Mal të Zi, përsëri pjesë e formacionit të javës
Futbollisti kosovar, Trimror Selimi po kalon një sezon fantastik me skuadrën e FC Decic në Mal të Zi.
Selimi shkëlqeu në fundjavë në fitoren 3-0 ndaj Jezeros, duke shënuar dy gola, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi anësor është vlerësuar pas kësaj paraqitje, duke u futur edhe njëherë në formacionin e javës në Superligën e Malit të Zi.
25-vjeçari u transferua te skuadra shqiptare Decic gjatë verës së kaluar, derisa është përshtatur shpejtë dhe ka zënë vendin e titullarit.
Selimi deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime me fanellen kuq e zi./IndkesOnline/


