75 Mall Live Search
18:55 / E Martë, 12 Maj 2026 / B XH

Doarsa Kica Xhelili sërish kandidate për deputete, ka një kërkesë për votuesit e LDK-së

Doarsa Kica Xhelili do të jetë kandidate për deputet në listën e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në këto zgjedhje, Kica Xhelili do të garojë me numrin 4, raporton IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar besimin e votuesve të LDK-së edhe në këto zgjedhje.

“Në periudhat më sfiduese kam tentu të jem zani juaj, e në momente edhe më të vështira, ju u bëtë zani jem.

Të pashkëputshëm nga ky rrugëtim i juaji që për mua thjeshtë mishnohet përkohësisht në mua. E për këtë jam gjithmonë e përulun ndaj jush!”, ka shkruar Kica Xhelili.

Postimi i plotë:

Në periudhat më sfiduese kam tentu të jem zani juaj, e në momente edhe më të vështira, ju u bëtë zani jem.

Të pashkëputshëm nga ky rrugëtim i juaji që për mua thjeshtë mishnohet përkohësisht në mua. E për këtë jam gjithmonë e përulun ndaj jush!

Asgjë mangu! M’keni dhënë më shumë se shpirt e forcë! I keni thy betejat ma t’rënda e zhbë propagandat më të ashpra. Andaj më lejoni që sërish t’ua kthej me të njëjtin përkushtim!

Me nder e privilegj të jashtëzakonshëm, për herën e 4-të e kërkoj besimin tuaj, si kandidate e nominuar për deputete nga Dega e 4-t në Prishtinë.