Trumpi thotë se fundi i luftës në Ukrainë është shumë afër
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson se do të arrihet një zgjidhje mes Rusisë e Ukrainës.
“Unë vërtet mendoj se fundi i luftës në Ukrainë po afrohet shumë” – tha presidenti amerikan para gazetarëve, përderisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’u nisur drejt Kinës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, të shtunën dha deklaratë të ngjashme dhe të dielën tha se është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Moskë ose në një shtet neutral.
Të martën, Kremlini e përsëriti pohimin e Putinit se lufta në Ukrainë pothuajse ka përfunduar, pasi Zelensky tha se Moska nuk e ka për qëllim përfundimin e saj.
Presidenti ukrainas ka thënë se vendi i tij është duke u përgatitur për sulme të reja nga forcat armike.

