75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 12 Maj 2026 / L A

Një klub i madh evropian hyn në garë për Lewandowskin

Robert Lewandowski po lidhet me largim nga Barcelona.

Kontrata e tij i skadon në fund të qershorit, teksa ende nuk dihet se a do ta vazhdojë atë.

Pas klubeve të Serie A-së dhe të Arabisë Saudite, është Porto ajo që ka hyrë në garë për “Lewan” për ta binduar atë të shkojë në Portugali.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për polakun./IndeksOnline/