75 Mall Live Search
13:05 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / P M

Muhaxheri: Nesër në Pejë i presim kandidatin për kryeministër dhe kandidaten për presidente

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nesër do të vizitojnë Pejën.

Siç njofton kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, Abdixhiku dhe Osmani do të mirëpriten nga ai me fillim nga ora 11:00.

“Nesër, e enjte, ne ora 11:00, në hotelin “Dukagjini”, salla e madhe, mirëpresim kandidatin për kryeministër, z. Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten për presidente, znj. Vjosa Osmani”, ka shkruar shkurti ai në Facebook.