75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / Gj Sh

Carrick bind drejtuesit, pritet të vazhdojë me Manchester United-in edhe sezonin e ardhshëm

Michel Carrick ka bindur drejtuesit e Manchester United-it dhe pritet të jetë në postin e trajnerit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton ”The Athletic”, drejtuesit e klubit pritet që në takimin e komitetit ekzekutiv që do të mbahet këtë javë, do të rekomandojnë Michael Carrick për rolin e trajnerit të përhershëm, shkruan IndeksOnline.

Drejtori ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori i futbollit Jason Wilcox mendojnë se Carrick është njeriu i duhur për të udhëhequr Unitedin në sezonin e ardhshëm dhe janë gati t’ia bëjnë propozimin Sir Jim Ratcliffe.

Drejtuesit e klubit donin të prisnin deri në fund të sezonit për të marrë një vendim përfundimtar, por tani që kualifikimi në Ligën e Kampionëve është i sigurt, pritet të nisin negociatat me Carrick-un për të vazhduar bashkëpunimin./IndeksOnline/