75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / Z S

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish të mërkurën çmimet e karburanteve.

Në mbledhjen e radhës u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litri.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 187  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Cimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.