Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?!
Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në një intervistë në mediat spanjolle.
Ai ka folur edhe për yjet e Barcelonës, në veçanti për Lamine Yamalin, shkruan Indeksonline
Perez tha se i pëlqen lojtari i klubit spanjoll, por që nuk mund të bëjë ndonjë transferim të tij.
“Po normal, më pëlqen shumë ai. Por, ta transferojë atë? (Qesh). Lidhja jonë me Barcelonën është e prishur”, u shpreh Perez
Kujtojmë që kohët e fundit, Perez njoftoi për zgjedhje të reja presidenciale te skuadra e Real Madridit./Indeksonline/

