Hajnat terrorizojnë dy të moshuar në Malishevë, ua vjedhin paratë, duke i kërcënuar me armë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rud të Malishevës.
Dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi, derisa brenda në të ndodheshin dy të moshuar, shkruan IndeksOnline.
Duke i kërcënuar viktimat me armë, hajnat ua kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”./IndeksOnline/

