75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 14 Maj 2026 / F.R

Aksidenti në Pejë, lëndohet një person – dërgohet në Spital

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:25 në Pejë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka bërë të ditur se dy vetura janë aksidentuar.

Rugova njoftoj se si pasojë e aksidentit kanë mbetur i lënduar një person.

“Sot rreth orës, 09:25, Policia është  njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Konferenca e Bujanit’, në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/