75 Mall Live Search
17:40 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Z S

PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrimin në BE

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një projektrezolutë për integrim në Bashkimin Evropian.

Kalimi i kësaj nisme ka ardhur pasi që të dy partitë kryesore janë bërë bashkë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Për këtë projektrezolutë kanë votuar 114 deputetë, derisa i vetmi që ka abstenuar ka qenë Bujar Leskaj.

Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, projektrezoluta kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër.

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit.