Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e duhur për objektivin strategjik
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se rezoluta përbën përgjigjen e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2025, si dhe ndaj raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, raporton A2CNN.
Sipas tij, dokumenti reflekton “qasjen e vetme të drejtë” për arritjen e objektivit strategjik kombëtar, duke theksuar bashkëpunimin, kompromisin dhe konsensusin politik në procesin e integrimit europian.

