75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 15 Maj 2026 / Z S

Pëplasja në Skenderaj, OVL-ja mban konferencë shtypi

Ditën e djeshme në Skenderaj ndodhi një përplasje midis kreut të komunës, Sami Lushtaku dhe kreut të VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.

Lidhur me këtë rast u arrestuan dy persona. Mirëpo natën vonë pas mesnate në këtë qytet zbarkoi Njesia Speciale e Policisë së Kosovës.

Kjo nuk u mirëprit nga ana e qytetarëve të cilët dolën në rrugët e këtij qyteti për të kundërshtuar këtë veprim të Policisë së Kosovës.

Lidhur më këtë OVL-ja në Skenderaj do të mbajë konferencë shtypi, duke filluar nga ora 10:30./Indeksonline/