75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 15 Maj 2026 / Z S

Arrestohen dy meshkuj dhe një femër në Fushë-Kosovë, iu gjetën drogë në veturë e në banesë

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar dje në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë.

Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në veturën dhe banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 401 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 110.3 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 120 tableta të dyshuara si ekstazi me peshë 25 gramë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, 1 peshore digjitale, fletore dhe bllok xhepi me shënime për shitje të narkotikëve. Të tre të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.