Kurti: Kemi një fqinj më shumë agresor sesa bashkëpunëtor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban një konferencë të përbashkët me komisionerën evropiane, Marta Kos.
Në këtë konferencë Kurti ka folur edhe për raportet midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Kurtit, Serbia është më shume fqinj agressor sesa bashkëpunëtor.
‘’Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste në këto vitet e fundit, këto të derigjuara e të financuara nga Serbia. Pa llogaridhënje rreziku ndaj sigurisë është i lartë, kemi një fqinj më shumë agresor sesa bashkëpunëtor’’, ka thënë Kurti.
Më tej Kurti thotë se është përgjegjësi e të gjithëve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit./Indeksonline/

