75 Mall Live Search
10:56 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / MSH1

72 vjeç por duket si 32, John Travolta i shokon të gjithë me pamjen e tij

Aktori i njohur, John Travolta, ka shokuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit.

Ikona e kinematografisë u shfaq në tapetin e kuq në festivalin e filmit në Cannes, bashkë me vajzën e tij, Ella, shkruan IndeksOnline.

Bilcat e kamerave nuk pushuan për disa minuta, teksa vëmendjen e mori pamja fizike e Travoltës.

Ndonëse 72 vjeç, aktori duket shumë i freskët në pamje, sikur të ishte dekada më i ri.

Në rrjete sociale, këto pamje janë pritur me shumë zhurmë.

E ka gjetur çelësin e mosplakjes, apo është duke intervenuar Travolta?