75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

Të pafat treshja kosovare, mposhten nga Monchengladbach dhe humbin kualifikimin për Champions

Hoffenheimi i Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdari kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League.

Kjo pasi që ata u mposhtën nga Borussia Monchengladbachu, me rezultat të thellë 4-0, pas golave të Bolin, Tabakoviq, Diks dhe Hack

Humbjes së tyre iu gëzua Stuttgarti, pasi që kanë siguruar vendin e 4-të në renditje dhe rikthehen në Champions.

Hoffenheimi, kështu e mbyll sezonin në vend të 5-të, duke u kualifikuar në Europa League.