Aksident i rëndë mes tri veturave në Prilep të Deçanit
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Prilep të Deçanit.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar, apo shkaqet që kanë ardhur deri te aksidenti.
Ekipet relevante kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

