75 Mall Live Search
07:32 / E Hënë, 18 Maj 2026 / KV

Java nis me tragjedi në Klinë: Rrokulliset vetura, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Dollc të Klinës, ku si pasojë një person dyshohet se ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe njësitet policore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet nga njësia e trafikut.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar…