75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 18 Maj 2026 / G T

Bashkëlojtarët e Muriqit përballen me tifozët pas humbjes ndaj Levantes

Skuadra e Mallorcas mbrëmë pësoi humbje 0:2 ndaj Levantes dhe praktikisht bie nga La Liga.

Pas ndeshjes, dy bashkëlojtarët e Vedat Muriqit – Antonio Raillo dhe Pablo Maffeo u takuan me disa tifozë, shkruan Indeksonline

Mbështetësitë e Mallorcas e kritikuan lojën e tyre dhe patën një debat të ashpër me futbollistët.

“Edhe ne humbasim shumë nëse largohemi nga liga”, shprehen futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Mallorcas pas javës së 37-të ka grumbulluar 39 pikë dhe gjendet në pozitën e parafundit.

Vetëm një fitore me rezultat të thellë dhe një humbje e Elches, e shpëton skuadrën e Vedat Muriqit./Indeksonline/