75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 18 Maj 2026 / G T

I skadon kontrata në muajin e ardhshëm, Olivier Giroud flet për të ardhmen

Futbollisti francez, Olivier Giroud do të mbetet pa skuadër në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, sulmuesi i Lille e konfirmon se është në bisedime me skuadrën nga Ligue 1, shkruan Indeksonline

“Ndjehem mirë këtu. Ka qenë një vit shumë i bukur. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e tij. Zakonisht ku kalon mirë, nuk ka arsye të shkosh dhe të kërkosh një aventurë të re.

“Asgjë nuk është vendosur ende. Por, po bisedojmë. Gjithmonë kam thënë se nëse trupi im përgjigjet mirë, dua të vazhdoj, prandaj pse jo”, u shpreh Giroud

39-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asist për Lillen në ligë./Indeksonline/