75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 18 Maj 2026 / L A

Pritje “heronjësh” për lojtarët e Arsenalit para ndeshjes me Burnleyn

Arsenali do të luajë sonte ndeshjen e parafundit të sezonit në Premierligë.

“Topçinjtë”, do të presin Burnleyn në shtëpi në një ndeshje tejet të rëndësishme për ta, ku fitorja është më se e kërkuar në rrugëtimin e tyre për të fituar titullin pas 22 vitesh.

Para ndeshjes, autobusi që përmbante lojtarët u prit në mënyrë heroike nga tifozët duke ndezur edhe mjete piroteknike.

Ndeshja do të luhet në orën 21:00./IndeksOnline/