75 Mall Live Search
23:31 / E Hënë, 18 Maj 2026 / B XH

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime për qytetarët lidhur me mënyrën si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit.

Aty shpjegohet mënyra hap pas hapi, që nga hyrja në qendrën e votimit.

Votuesit duhet ta shënjojnë vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë të atij subjekti.

“Paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit”, thuhet në postim.