Ky është mjeku më i ri në botë
Sot bëhen 31 vjet që kur indianoamerikani, Balamurali Ambati, 17-vjeçar, u diplomua për mjekësi duke u bërë mjeku më i ri në botë.
Në moshën 11-vjeçare, Ambati përfundoi shkollën e mesme dhe u bë bashkautor i një libri mbi SIDA-n.
Kur kishte 13 vjeç, ai mbaroi universitetin e Nju Jorkut dhe pas 4 vjetëve mori diplomën e mjekut okulist.
Aktualisht, dr Ambati është profesor në Universitetin e Utahut.

