75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 19 Maj 2026 / AR

Brenda vilës superluksoze të Selena Gomez-it, e shiti me çmim marramendës

Selena Gomez po i thotë lamtumirë vilës së saj luksoze në Encino të Kalifornisë. Vetëm gjashtë muaj pas martesës me producentin muzikor Benny Blanco, këngëtarja ka nxjerr në shitje rezidencën për 6.49 milionë dollarë.

Selena e bleu pronën në vitin 2020 për 4.89 milionë dollarë, disa vjet përpara se të niste lidhjen me Benny Blanco. Por pasi çifti bleu një rezidencë shumë më të madhe në Beverly Hills për plot 35 milionë dollarë, duket se shtëpia në Encino nuk i nevojitet më artistes.

Vila shtrihet në afro 11,500 metra katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi dhe 8 tualete. Prona ka edhe një histori të veçantë, pasi më parë i përkiste legjendës së muzikës Tom Petty, i cili e ndërtoi shtëpinë në vitin 1989 dhe jetoi aty deri në vitin 2017.

Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze

Para se Selena ta blinte, rezidenca iu nënshtrua një rinovimi të plotë dhe sot përshkruhet si një “kompleks privat për yje”. Brenda saj gjenden ambiente luksoze si palestër, dhomë masazhi, kinema private, bodrum vere, studio muzikore dhe madje edhe një “vocal booth”, që besohet të ketë qenë pjesë e studios origjinale të Tom Petty-t.

Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze

Kuzhina konsiderohet një nga pikat më të forta të shtëpisë, me sipërfaqe mermeri, ishull qendror dhe një stil elegant klasik. Ndërkohë, jashtë vilës ndodhen një pishinë gjigante, spa, bar, kabana dhe një ujëvarë dekorative që derdhet drejt pishinës.

Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze

Edhe pse shtëpia është zbrazur nga sendet personale të Selena-s, në disa ambiente duken ende detaje të stilit të saj. Madje, në fotot e publikuara nga agjencia imobiliare, në ekranin e kinemasë private shfaqet një video e artistes duke performuar.

Ndërkohë, Selena dhe Benny Blanco po shijojnë jetën në rezidencën e tyre të re në Beverly Hills, të cilën e blenë në fund të vitit 2024, në të njëjtën periudhë kur shpallën fejesën. Prona luksoze përfshin shtatë dhoma gjumi, 12 banjo dhe dy shtëpi të veçanta për mysafirë.