75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 19 Maj 2026 / Z S

Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar të cilit iu gjetën në makinë dy automatikë, raporton A2 CNN-i. Sipas autoriteteve, dyshohet që ai do t’i shiste armët.

Në videon e publikuar nga blutë e Tiranës, shihet se si ata e ndjekin të riun në rrugë, duke e survejuar edhe me dron.

Në një moment që duket si skenë filmi aksion, nga makina dalin efektivët e policisë dhe e arrestojnë në flagrancë 25-vjeçarin, në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet.