75 Mall Live Search
17:24 / E Martë, 19 Maj 2026 / MSH1

Dëshmitari në rastin e vrasjes së Bekim Varit: Me Leutrim Fejzën më lidhte konsumimi i marihuanës

Ilir Shabani ka qenë dëshmitari i tretë me radhë që ka dëshmuar në gjykimin për vrasjen e Bekim Varit.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Shabani ka deklaruar se kishte shoqëri me të dyshuarin për vrasje, Leutrim Fejzën.

Sipas tij, arsyeja që e kishte afruar me Fejzën ishte konsumimi i marihuanës.

 Ai ka thënë se me të dyshuarin kanë kaluar shpesh kohë bashkë gjatë ditës, por në disa raste kanë dalë edhe në mbrëmje.

Dëshmia e tij u dha në vazhdën e seancave gjyqësore për rastin që tronditi Ferizajn. /Indeksonline/